"Sun Real Estate" është një agjensi imobiliare në qytetin e Shkodres, moderne, e licensuar dhe e specializuar në blerje, shitje, qera, vlerësim të pasurive të patundshme si dhe konsultë për marrjen e kredive për shtëpi. Gjithashtu bashkpunojmë me noterë, banka dhe inxhinierë për t'i siguruar klientëve tanë një shërbim të plotë para, gjatë dhe pas marrëveshjes.
Ne sigurojmë fshehtësi të marrëveshjes për klientët tanë.
Shërbimet tona qera, blerje, shitje përfshijnë: apartamente të reja dhe të vjetra, shtëpi private, vila dhe troje në qytetin e Shkodrës, në plazhin e Velipojës si dhe në atë të Shëngjinit. Vlerat tona janë ndershmëri, profesionalizëm, optimizëm dhe modernizëm.
Misioni ynë është të realizojmë shit-blerjen e pasurive të patundshme në mënyrë sa më efektive.